Niko Kovac pas fitores ndaj AEK-ut: Ishte ndeshje e ndërlikuar, por arritëm të fitojmë

Futboll

Niko Kovac pas fitores ndaj AEK-ut: Ishte ndeshje e ndërlikuar, por arritëm të fitojmë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:20
Niko Kovaç pas triumfit ndaj AEK-ut.

Trajneri i Bajernit të Munichut, Niko Kovaç vlerësoi të besuarit e tij bavarez pas triumfit ndaj AEK-ut.

Bayern Munich ka triumfuar si mysafirë i skuadrës greke të AEK-ut me rezultat 2-0, ku realizator ishte Javi Martinez dhe Robert Lewandowski.

Kjo fitore ka shtuar paksa besimin te trajneri kroat, i cili ishte në thumbin e kritikave të analistëve dhe disa zyrtarëve të klubit.

“Ne luajtëm shumë, shumë mirë”, u tha ai gazetarëve. “Ne e mbajtëm shumë mirë topin, dominuam kundërshtarët tanë”.

“Ne krijuam dy deri tre shanse shumë të mira në pjesën e parë, por nuk mundëm ta shpërblejmë veten me një gol”.

“Ishte një lojë e ndërlikuar, një provë e durimit tonë. Goli i parë ishte çelësi i fitores. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajtëm”.

Ndryshe, Bayerni zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të grupit me shtatë pikë, po aq sa ka edhe lideri, Ajaxi, i cili ka gol dallim më të mirë se gjermanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat