Gremio bën ligjin

Futboll

Gremio bën ligjin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:18
Gremio bën ligjin

Gremio është shumë pranë finales së madhe të Copa Libertadores për vitin 2018. Kampionët  në fuqi të këtij kompeticioni realizuan goditjen e madhe duke triumfuar në gjysmëfinalen e parë ndaj River Plate brenda në mitikun El Monumental në Buenos Aires me një gol të mesfushorit Michel në minutën e 62-të. Mbrojtja e titullit është më pranë tashmë për skuadrën braziliane ndërsa River Plate edhe pse luajti mirë nuk e theu dot mallkimin ndaj ekipit brazilian duke pësuar humbjen e parë pas më shumë se një viti në shtëpi. Përmbysja e rezultatit është një mision shumë i vështirë për skuadrën argjentinase tashmë pasi dihet që faktori fushë vendos shumë në këtë kompeticion. Gjysmëfinalja tjetër luhet sot me Boca Juniors që pret në shtëpi Palmeiras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat