Lazio e Genoa me sy nga Liria

Futboll

Lazio e Genoa me sy nga Liria

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:36
Florian Daci

Lojtarët shqiptarë gjithnjë e më shumë gjejnë mundësi për të luajtur jashtë vendit dhe me skuadra të mira. Kështu mund të jetë edhe fati i lojtarit Florian Daci i cili është kërkuar nga trajneri i Kombëtares Christian Panucci. Mbrojtësi i krahut të majtë po kërkohet me ngulm nga dy klubet e Serie A, Lazio dhe Genoa. Të dyja këto skuadra janë shumë të vëmendshme në tregun ballkanas të futbollistëve dhe tashmë vëmendja është të lojtari shqiptar Floria Daci. Skuadra kuqeblu kërkon që me afrimin e Dacit në skuadër t’i japë një ndihmë Krishitos në krahun e majtë. Ndërsa bardhekaltërit nëse e marrin futbollistin mund ta dërgonin edhe në huazim te skuadra e Salernitanës për të parë paraqitjet e tij në futbollin italian. Kujtojmë se Daci momentalisht aktivizohet te skuadra e Lirisë së Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat