Aterim dramatik i aeroplanit të Cërvena Zvezdës në Liverpool

Futboll

Aterim dramatik i aeroplanit të Cërvena Zvezdës në Liverpool

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:57
Aterim dramatik i aeroplanit të Crvena Zvezdës në Liverpool

Cërvena Zvezda ka udhëtuar për në qytetin e Liverpoolit për t’u përballur me ekipin me të njëjtin emër në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.

Aeroplani i Kompanisë ‘Air Serbia’ me të cilin udhëtonte skuadra nga Beogradi, kishte paksa vështirësi në aterim, raporton ‘Blic.rs’.

Megjithatë, çdo gjë në fund ka përfunduar si është më së miri.

“Kishte paksa turbulenca, por ishte një aterim i zakonshëm”, ka reaguar kompania  e specializuar për fluturime, “Tangosix.rs”.

Ndryshe, ndeshja në fjalë zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin ‘Anfild Road’.

Kjo ndeshje i takon sfidave të treta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli aktualisht i ka katër pikë kurse Crvena Zvezda një sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat