De Laurentiis: Po shkatërrojmë futbollin, pas 8 vitesh nuk do t’i interesojë askujt

Futboll

De Laurentiis: Po shkatërrojmë futbollin, pas 8 vitesh nuk do t’i interesojë askujt

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:58
Aurelio de Laurentiis

Aurelio de Laurentiis, presidenti i Napolit ka folur për evolucionin në futboll dhe ka ngritur zërin se nëse do të vazhdohet kështu , pas 8 vitesh askush nuk do të ketë më interes. Në një intervistë për “Le Parisien” , numri një i Napolit, ka evidentuar problemet me të cilët po përballet ky sport në ditët e sotme, ku dhe ka parashtruar edhe një zgjidhje të mundshme. Sipas tij, më e rëndësishme është që të ndryshojë kohëzgjatja e një ndeshjeje, pasi për të, 90+ minuta i mërzisin tifozët.

“Futbolli është një industri e rëndësishme, pa rregullat e FIFA dhe UEFA, që datojnë në antikitet. Ne duhet të shikojmë për të ardhmen, sepse të rinjtë po luajnë video lojëra. Ne po e fundosim, po shkatërrojmë futbollin. Në tetë vjet, fëmijët e porsalindur nuk të kenë minimumin e interesit. Është faji ynë… Ndeshjet janë shumë të gjata, tifozët bien në gjumë. Një pjesë e takimit duhet të zgjasë 30 minuta me një pushim 2-3 minuta në mes, nëse jo, pse është trajneri? Jo të gjithë janë si Ancelotti”, u shpreh Laurentiis.

Në intervistën e tij, 69 vjeçari ka propozuar krijimin e një gare të re, duke shpjeguar se sipas llogaritjeve të tij, do të sillte përfitime të mëdha në botën e futbollit, rreth 10 miliard euro.

“Në qoftë se bëjmë një kampionat në vend të Ligës së Kampionëve, me katër ekipet më të mira të secilit kampionat, nga Anglia, Franca, italia, Spanja dhe Gjermania, që do të thotë 20 skuadra pjesëmarrëse që do të luajnë vetëm një ndeshje, në shtëpi ose jo; takimet të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa të shtunën, të dielën dhe të hënën, do të garojnë për kampionatet kombëtare. Ky kompeticion i ri do të sillte 10 miliard euro”, përfundoi Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat