Messi, arsyeja përse Icardi s’u bë sulmues i Barcelonës

Futboll

Messi, arsyeja përse Icardi s’u bë sulmues i Barcelonës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:31
Icardi

Sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, kishte qenë pjesë e akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia, në vitin 2008. Megjithatë, ai nuk arriti të tregohet i suksesshëm dhe rezulton se arsyeja për këtë gjë është bashkëkombësi i tij, Lionel Messi.

Pep Guardiola, trajner në atë kohë i Barcelonës, ishte duke tentuar ta kthente Messin në një 9-sh të rremë, dhe kishte kërkuar që edhe trajnerët në akademinë e Barcelonës ta përdornin këtë sistem.

Gazetari Jaume Marcet ka thënë se Icardi nuk përshtatej mirë me këtë rol dhe nuk ishte rehat me detyrat që i kërkoheshin t’i bënte në La Masia.

“Ai nuk dukej plotësisht rehat në ndeshje. Ai nuk bënte lidhje të mira me lojtarët e tjerë dhe mbetej prapa. Ai e ofronte një rol më statik dhe në atë kohë, atij i kërkohej të lëvizte më shumë, gjë që nuk mund ta bënte”, ka thënë Marcet.

“Ndoshta ai nuk ishte i përgatitur për këto detyra sepse kishte karakteristika të tjera”.

Meqenëse Icardi nuk ishte i lumtur me rolin e tij në klubin katalonas dhe vendosi të largohej nga aty. Ai u transferua në Sampdoria në vitin 2011, ku shënoi gol në debutimin e tij për këtë klub. Para se të shitej në vitin 2013 në Inter, për 6.5 milionë euro, Icardi arriti t’i shënojë 33 gola për Sampdorian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat