Vendosin tifozët e Realit, duan ‘gjeniun’ si zëvendësues të Lopetegui

Futboll

Vendosin tifozët e Realit, duan ‘gjeniun’ si zëvendësues të Lopetegui

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:23
Lopetegui

Ndërkohë që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez sponsorizon rikthimin e portugezit Jose Mourinho në Madrid, tifozët e Real nuk harrojnë italianin Carlo Ancelotti.

Ekipi nga “Bernabeu” i udhëhequr nga Julen Lopetegui, po përjeton një periudhë shumë të vështirë, ndaj dhe të shumtë janë tifozët që kanë kërkuar shkarkimin e ish-teknikut të përfaqësueses së Spanjës, ndërsa disa prej tyre madje kanë përzgjedhur edhe kandidatin e tyre të preferuar për zëvendësim, pikërisht teknikun Italian Ancelotti.

Carlo Ancelotti ka mbetur në zemrat e tifozëve të Real Madrid. Nuk është e vështirë ta imagjinosh, pasi trajneri aktual i Napolit është ai që pas një pritje shumë të gjatë riktheu trofeun e Champions League në “Bernabeu”, dhe jo një trofe çfarëdo, por të 10-in.

Prandaj, duke marrë shkas edhe nga pozitat e vështira të Real Madrid, nuk është çudi që disa tifozë kërkojnë largimin e Lopeteguit dhe zëvendësimin e tij nga Ancelotti, me komente e postime në rrjetet sociale me përmbajtje: “Rikthehu në Madrid”, “Do të presim për ty në aeroporin Valdebebas”, “Nuk e ke idenë sa sa shumë na mungon, gjeni”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat