Shaqiri me Liverpoolin turpërojnë Cërvena Zvezdën! Triumfojnë Barcelona e Dormundi

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin turpërojnë Cërvena Zvezdën! Triumfojnë Barcelona e Dormundi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:20
Xherdan Shaqiri

(E plotësuar) - Cërvena Zvezda kthehet kokulur dhe e turpëruar për në Beograd nga stadiumi "Anfield".

Ashtu siç pritej edhe fitoi bindshëm Liverpooli me rezultat 4:0 në përballje me Cërvena Zvezdën e Beogradit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League në futboll. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me bashkëlojtarët e tij nuk e bënë hesap kampionin e Serbisë. Skuadra nga Beogradi u turpërua në "Anfiled" nga nënkampioni i Evropës. Beogradasit e kishin kaçikun e vogël që të shtyhen me klubin me renome dhe me cilësi shumë më të lartë. Në minutën e 20-të, Roberto Firmino e nisi serinë e golave, ndërsa në fund të pjesës së parë (45') Xherdan Shaqiri bëri një veprim të jashtëzakonshëm dhe për bukuri asistoi deri të Mohamed Salah, i cili shtoi epërsinë në 2:0. Në minutën e 48-të Mane nxori një penallti, ndërsa Salah e konkretizoi dhe e thelloi epërsinë në 3:0. Në minutën e 77-të Mane pati rast ideal që të shënoi por dështoi nga penalltia, por tre minuta me vonë përmirësoi gabimin dhe realizoi për 4:0. Shaqiri me shokë bënë lojë të madhe, duke i dhënë leksion Cërvena Zvezdës. Shaqiri luajti me sukses të madh deri në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Llallana. Kjo është një fitore e madhe për djaloshin nga Kosova, sidomos ndaj një skuadre serbe, e cila pothuajse një kohë të gjatë u morën me të. Por Shaqiri me shokë në fushë ia dhanë përgjigjen e duhur serbëve, duke i kthyer kokulur për në Beograd.

Në grupin B, Barcelona edhe pa Lionel Messin e mposhti Interin me rezultat 2:0. Katalunasit arkëtuan tri pikë të rëndësishme dhe pothuajse janë të kualifikuar për më tej. Në minutën e 32-të Rafinha realizoi për 1:0 dhe në atë të 83-tën Alba për 2:0.

Dortmundi bëri lojë të mirë dhe arriti tri pikë domethënëse në duel me Atletico Madridin. Dormundi ngadhënjeu me rezultat 4:0 duke iu falënderuar golave të Witsel në minutën e 38-të, Guerreiros (73' e 89') e Sanchos (83').

Kampionit të Francës, PSG-së, i hasi sharra në gozhdë në duel me Napolin. Skuadra italiane midis Parisit barazoi me rezultat 2:2, duke e heshtur PSG-në. Insigne (29') e Mertens (77') shënuan për Napolin dhe Rui (61'-autogol) e Di maria (90+3') për PSG-në.

Grupi A

Dortmund-Atletico M. 4:0 (1:0)

Club Brugge-Monaco      1:1 (1:1)

Tabela

1. Dortmund    3      3      0      0      6:0   9     

2. Atl. Madrid   3      2      0      1      5:4   6     

3. Monaco               3      0      1      2      2:6   1     

4. Club Brugge KV           3      0      1      2      2:5   1

Grupi B

Barcelona-Interi       2:0 (1:0)

PSV-Tottenham 2:2 (1:1)

Tabela

1. Barcelona    3      3      0      0      10:2 9     

2. Interi    3      2      0      1      4:4   6     

3. Tottenhami  3      0      1      2      5:8   1     

4. PSV     3      0      1      2      3:8   1

Grupi C

Liverpooli-Cërvena Zvezda     4:0 (2:0)

PSG-Napoli     2:2 (0:1)

Tabela

1. Liverpool     3      2      0      1      7:3   6     

2. Napoli  3      1      2      0      3:2   5     

3. PSG     3      1      1      1      10:6 4     

4. Cërvena Zvezda  3      0      1      2      1:10 1

Grupi D

Galatasary-Schalke 0:0 (0:0)

Lokomotiva (M)-Porto      1:3 (1:2)

Tabela

1. Porto    3      2      1      0      5:2   7     

2. Schalke       3      1      2      0      2:1   5     

3. Galatasaray         3      1      1      1      3:1   4     

4. Lokomotiva  3      0      0      3      1:7   0

Image
Image

***

Cërvena Zvezda kthehet koulur e turpëruar për në Beograd nga stadiumi "Anfiled".

Ashtu siç pritej edhe po fiton bindshëm Liverpooli me rezultat 4:0 në përballje me Cërvenën Zvezdën e Beogradit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit E të Champions League në futboll.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me bashkëlojtarët e tij nuk e bënë hesap kampionin e Serbisë.

Skuadra nga Beogradi u turpërua në "Anfiled" nga nënkampioni i Evropës. Beogradasit e kishin kaçikun e vogël që të shtyhen me klubin me renome dhe me cilësi shumë më të lartë.

Në minutën e 20-të, Roberto Firmino e nisi serinë e golave, ndërsa në fund të pjesës së parë (45') Xherdan Shaqiri bëri një veprim të jashtëzakonshëm dhe për bukuri asistoi deri të Mohamed Salah, i cili shtoi epërsinë në 2:0.

Në minutën e 48-të Mane nxori një penallti, ndërsa Salah e konkretizoi dhe thelloi epërsinë në 3:0.

Në minutën e 77-të Mane pati rast ideal të shënoi por dështoi nga penalltia, por tre minuta me vonë përmirësoi gabimin dhe realizoi për 4:0.

Shaqiri me shokë bënë lojë të madhe, duke i dhënë leksion Cërvena Zvezdës. Shaqiri luajti me sukses të madh deri në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Llalana.

Kjo është një fitore e madhe për djaloshin nga Kosova, sidomos ndaj një skuadre serbe, e cila pothuajse një kohë të gjatë u morën me të. Por Shaqiri me shokë ia dhanë përgjigjen në fushë serbëve, duke i kthyer kokulur për në Beograd.

 

 

 

Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer me Liverpool në Ligën e Kampionëve. Futbollisti me orgjinë shqiptare, u besua si titullar sonte nga Jurgen Clopp, në sfidën e Liverpool kundër Crvena Zvezdës.

Në minutën e 45` të ndeshjes, Shaqiri u bë protagonist, pasi dha asistin e golit të dytë për Liverpool, që dyfishoi me Salah. Shaqiri merr një pas nga jashtë zone dhe menjëherë e shërben te Salah, që ndodhet afër portës kundërshtare. Futbollisti egjiptian dërgon topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 2-0 kundër skuadrës serbe.

Sakaq goli i parë për Liverpool u shënua nga Firmino në minutën e 20` të takimit. Në rast se sfida mbyllet me fitoren e Liverpool, skaudra e Jurgen Clopp shkon kuotën e 6-të pikëve në renditje.

Sakaq asisti i Xherdan Shaqirit për golin e dytë, duhet të ketë tërbuar jo pak serbët.  Tifozët e kanë kontestuar dhe sulmuar jo pak futbollistin me orgjinë shqiptare, që luan për Liverpool dhe përfaqësuesen e Zvicrës.

Shaqiri me asistim fantastik te goli i Salah, për epërsinë 2:0 të Liverpoolit

Liverpool ka shkuar me epërsi 2:0 në pushimin e pjesës së parë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër serbëve të Crvena Zvezdas.

Image

Roberto Firmino në minutën e 20’ dhe Mohamed Salah në minutën e 45’, shënuan për Liverpoolin.

Te goli i dyti i egjiptianin, asistues ishte Xherdan Shaqiri.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, bëri një asistim të bukur duke e nxjerr në pozitë të mirë për shënim Salahun, i cili edhe nuk gaboi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat