Napoli i mrekullueshëm kundër PSG

Futboll

Napoli i mrekullueshëm kundër PSG

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:18
Foto nga ndeshja

Napoli ka qenë një nivel më lartë kundër PSG’së sonte dhe italianët nëse do të kishin arritur që ta ruanin koncentrimin kanë mundur të kthehen më tri pikë në shtëpi. Megjithatë ata barazuan 2-2 dhe ky mund të konsiderohet rezultat i mirë marrë parasysh kualitetin e Paris Saint-Germain

Napoli ka pasur njërën prej ndeshjeve të tyre më të mira në Paris sonte ku ka barazuar me rezultat 2-2.

Në pjesën e parë Napoli ishte një skuadër shumë më e mirë së PSG pasi që arriti ta kontrollojë atë shumë mirë.

Mertens goditi shtyllën në minutën e 27, ndërkaq këto sulme u konkretizuan në gol në minutën e 29.

Insigne shënoi gol të bukur. Gjatë kësaj pjese PSG u mundua të barazoi rezultatin, por kjo nuk ndodhi. Italianët u mbrojtën mirë dhe me kundërsulme ishin afër për të shënuar gol.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për PSG. Ata bën presion dhe erdhën tek goli i barazimit në minutën e 61’të te ndeshjes.

Kur u mundua që PSG do ta përmbys Napolin, mysafirët u kthyen përsëri në lojë dhe ishin afër për ta kthyer epërsinë në minutën e 70’të.

Kjo lojë e mirë e Napolit shpërblehet dhe Dries Mertens shënon golin e dytë për Napolin në minutën e 77’të.

Napoli pati edhe raste të tjera deri në minutat shtesë të ndeshjes dhe lehtë kanë mundur që të shënojhnë edhe golin e tretë, por ishin të pafat në disa situata.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë Di Maria shënon për Napolin për të barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, Napoli ruan vendin e dytë, që dërgon në fazën tjetër, më 5 pikë. PSG mbetet e treta më 4 pikë kurse Liverpool ka arritur në kuotën e 6 pikëve dhe është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat