Kjo është nota e Shaqirit pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Crvena Zvezdës

Futboll

Kjo është nota e Shaqirit pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Crvena Zvezdës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:30
Xherdan Shaqiri

Liverpooli është treguar i pamëshirshëm ndaj Crvena Zvezdas duke e mposhtur me rezultat 4-0 në Anfield, në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Firmino pas 20 minutave lojë i dha epërsinë e parë Liverpoolit, për të vazhduar me Salah që realizoi dy herë.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi Sadio Mane.

Në këtë ndeshje paraqitje impresionuese pati Xherdan Shaqairi, që asistoi te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Salah.

Për paraqitjen ndaj Crvena Zvezdas, Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 7.5 nga ‘Whoscores’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat