Spalletti: Kjo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhë më!

Futboll

Spalletti: Kjo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhë më!

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:50
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ishte i irrituar nga sjellja e Inter në disfatën 2-0 në Camp Nou ndaj Barcelona-s. Zikaltrit janë ndëshkuar nga Rafinha dhe Jordi Alba.

“Në pjesën e parë, imazhi që dhamë ishte patetik dhe gjithë kohës nën presion. Kjo më zhgënjen më shumë, teksa luftuam shumë për të ardhur këtu dhe pres që të kemi të njëjtin mentalitet në ndeshjet e mëdha, por nuk ishim kurajozë në pasimet tona,” shprehet Spalletti për Sky Sport Italia.

“Nuk më pëlqen ky mentalitet i viktimës, ata filluan të fitonin kurajo teksa kalonin minutat".

“Kur fitonim topin, nuk arritëm ta mbanim, ky është problemi kryesor. Duhet të pasosh rreth e qark për të krijuar hapësira. Por nëse fitojmë topin dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë, atëherë Barcelona ka një avantazh të madh.

“Nuk mund të vish këtu vetëm për të kundërsulmuar për 90 minuta, pasi kështu nuk ke për të lënë gjurmë.

“Sot bëmë më pak se zakonisht. Është e vërtetë që barazimi i Tottenham na ka shërbyer për mirë. Por duam të jemi ekipi që ka ambicie të rëndësishme që të mos varet nga rezultatet e të tjerëve. Sot luajtëm nën nivelin tonë dhe nuk duhet të ndodhë më.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat