Marcelo Brozovic është protagonisti kryesor i kësaj xhiro në Ligën e Kampionëve, për lëvizjen e tij të mençur te gjuajtja e lirë e Luis Suarez.
Barcelona ka shënuar fitore 2:0 ndaj Interit në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ky rezultat ka mundur të jetë edhe më i thellë sikurse Marcelo Brozovic mos të bënte një reagim të jashtëzakonshëm, për të ndaluar topin e nga gjuajtja e lirë e Luis Suarez.
Reagimi i Brozovic ka befasuar edhe Lionel Messin, që gjendej në tribunat e ‘Camp Nou’ së bashku me 86 mijë tifozë të tjerë.
Messi siç shfaqet në pamje, me habi të madhe ka filluar të qesh duke mos i besuar asaj çfarë i kanë parë sytë