Neville nuk i bie pishman për Shaqirin

Futboll

Neville nuk i bie pishman për Shaqirin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:51
Neville nuk i bie pishman për Shaqirin

Tifozët e Liverpoolit kanë nisur ta ngacmojnë Gary Nevillen në rrjetet sociale, pas paraqitjes mbresëlënëse të Xherdan Shaqirit në Champions League.

Për legjendën e Manchester Unitedit, Shaqiri është “jo profesionist” dhe “dembel”, diçka që shtyri mbrëmë tifozët ta ‘pushtojnë’ me mesazhe 43-vjeçarin pas shkëlqimit të shqiptarit.

Por, pavarësisht se ka marrë shumë mesazhe në mbështetje të Shaqirit, Neville nuk kërkon falje dhe nuk tërhiqet nga ato që ka thënë.

“Unë shpresoj se ju do të më shkruani më shumë mesazhe çdo herë që ju shihni atë të qëndrojë në mesfushë, në gjysmë të rrugës, ndërsa ekipi juaj është duke u sulmuar!”, shkroi Neville në twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat