Gazetarët serbë e priten me padurim se futbollisti Xherdan Shaqiri do t’ju përgjigjet në pyetjet pas ndeshjes, por futbollisti ynë dhe i Liverpoolit i ka injoruar ata. Edhe gazeta serbe "Novosti" që njihet me shkrime kundër shqiptarëve ndjehet e mërzitur që Shaqa nuk iu dha deklaratë, por foli për mediat britanike.
“Novosti” mbetet pa tekst! Në fakt, Shaqiri ka treguar lojë të madhe dhe me deklaratën e tij i ka mërdhirë serbët. Ai madje ka folur edhe për tifozët famëkeq ‘Delija” e Cërvena Zvezdës”, të cilët e kanë vërshëllyer. “Nuk me ka penguar që tifozët e Zvezdës me kanë vërshëllyer, kam luajtur kundër Serbisë në Boterër dhe e di se çka me pret. Nuk dua të flas për politike, e imja është të luaj sa më mirë”, ka thënë Shaqa pas ndeshjes.