Chelsea, Arsenali dhe Milani kërkojnë fitoret e radhës në Ligën e Evropës

Futboll

Chelsea, Arsenali dhe Milani kërkojnë fitoret e radhës në Ligën e Evropës

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:58
Foto

Sonte do të zhvillohen sfidat e fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Një ndeshje emocionuese do të zhvillohet në Lisbonë mes Sportingut dhe Arsenalit, dy ekipet favorite për të vijuar më tej.

Këtë e tregon edhe fakti që të dyja skuadrat kanë marrë fitore në ndeshjet e para, kështu që edhe një barazim mund të konsiderohet rezultat pozitiv në këtë përballje të parë direkte.

Ekipi tjetër anglez Chelsea, që është në mesin e favoritëve për ta fituar Ligën e Evropës, do të ballafaqohet me Bate Borisov në Londër.

Ndërsa Milani do të presë në “San Siro” Betisin, me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Kuqezinjtë e Gennaro Gattusos kanë grumbulluar pikë të plotë në dy ndeshjet e para dhe nëse fitojnë edhe me ekipin spanjoll, do të kenë pothuajse të kryer çështjen e kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat