Marcello Lippi beson se Juventusi mund të fitojë gjithçka këtë sezon, ndërsa sheh Napolin si rivalin kryesor të tyre për titull në Serie A, falë ‘mjeshtrit’ Carlo Ancelotti.
Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke regjistruar shtatë fitore në tetë ndeshje në Serie A, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë arritur tri fitore në po kaq ndeshje, duke e mundur edhe Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’.
“Ekziston ndjenja që ky mund të jetë sezoni i duhur për t’i arritur të gjitha”, ka thënë Lippi për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.
“E kam thënë ndër vite se kjo skuadër, e cila po ashtu është dy herë finaliste e Ligës së Kampionëve, ka arritur nivelin e skuadrave më të forta si Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich”.
“Epo, tani është koha për të thënë se Juventusi kryeson në grupin e favoritëve”.