Befason Guardiola: Nuk do bëhem kurrë trajner i këtyre skuadrave

Futboll

Befason Guardiola: Nuk do bëhem kurrë trajner i këtyre skuadrave

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:13
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka deklaruar se asnjëherë në karrierën e tij nuk do të drejtojë tjetër skuadër në Premierligë përveç Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i ka premtuar besnikëri të përjetshme skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.

47 vjeçari gjatë një interviste dhënë së fundi, ka thënë se Manchester City do të jetë skuadra e vetme që do të trajnojë në Premierligë.

“Dua të mbetem qytetar për pjesën tjetër të jetës. Do të bëhem tifoz i Manchester Cityt dhe do të jetë e pamundur të trajnojë ndonjë skuadër tjetër si Manchester City në Angli, sepse jam i dashuruar me njerëzit këtu”, ka deklaruar Guardiola.

Pep Guardiola është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016, ku ka arritur të fitojë edhe një titull në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat