Vajushi drejt Rumanisë

Futboll

Vajushi drejt Rumanisë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:41
Vajushi drejt Rumanisë

Pas Azdren Llullakut një tjetër lojtar mund të largohet nga Italia për t’u transferuar në Rumani. Bëhet fjalë për ish futbollistin e kombëtares shqiptare Armando Vajushi i cili aktualisht është një lojtar pa kontratë dhe është në pritje të një ofertë të mirë për të vazhduar karrierën në një tjetër klub. Vajushit gjatë kësaj vere i përfundoi kontrata me Pro Vercellin që u rrëzua një kategori më poshtë. Mediat italiane bëjnë me dije se për ish lojtarin e Chievos, Livornos e Avellinos interesohet kampionia në fuqi e Rumanisë. Pikërisht menaxheri i futbollistit shqiptar Sokol Haxhia së fundmi ka qenë në Rumani për të ndjekur nga afër një ndeshje të CFR Cluj dhe për të diskutuar nga afër me drejtuesit e këtij klubi. Së shpejti palët mund të arrinë një marrëveshje me Vajushin që mund ta vazhdojë karrierën në Rumani, atje ku luajnë edhe të tjerë futbollistë shqiptarë si Kamer Qaka, Azdren Lllullaku apo edhe Enriko Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat