Nuk festoi

Futboll

Nuk festoi

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:06
Salah me shokë

Mohamed Salah shënoi pa fund sezonin e shkuar, duke u kthyer në një ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin botëror, ndërsa Liverpool u ndal vetëm në finale në Champions League dhe nëse triumfonte aty, Salah do të ishte pretendent edhe për Topin e Artë.

Megjithatë, në sezonin e ri ylli egjiptian e ka nisur disi ngadalë, duke shënuar 4 gola në kampionat, ndërsa në ndeshjen e së mërkurën kundër Crvena Zvezda-s shënoi dy golat e parë të sezonit në Champions League.

Në të dy rastet sulmuesi nuk festoi, duke habitur jo pak, ndaj pas ndeshjes në konferencë për shtyp pritej me kuriozitet si do të përgjigjet trajneri Jurgen Klopp në lidhje me këtë çështje.

Trajneri gjerman ka minimizuar gjithçka: “Ai është krejtësisht në rregull, me të vërtetë. Nëse nuk feston kur shënon, ndoshta është i mërzitur që e pyesin gjithë kohën për rekordet e sezonit të shkuar dhe i kërkojnë të shënojë po aq shumë”.

“Ne nuk bisedojmë për këtë gjë, të jem i ndershëm. Nuk mund të shkoj dhe ta pyes ‘Si ndihesh meqë nuk po shënon aq shpesh sa sezonin e shkuar?’. Nuk jam i çmendur.

“E pashë duke festuar, por nuk ia pashë fytyrën aq larg sa isha. Di vetëm që është gjithçka në rregull, e pashë edhe nga fytyra e tij kur e zëvendësova”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat