Edhe Kroos mbështet Lopeteguin!

Futboll

Edhe Kroos mbështet Lopeteguin!

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:13
Edhe Kroos mbështet Lopeteguin!

El Clasico e kësaj të diele mund të vendosë fatet e Julen Lopeteguit në stolin e Realit të Madridit me ish trajnerin e Spanjës që në rast humbjeje mund të shkarkohet. Por jo të gjithë janë kundër Lopeteguit në Madridi madje futbollistët që janë edhe më të rëndësishmit në një skuadër futbolli janë në krahun e tij. Pas mbrojtësit brazilian Marcelo, trajnerit spanjoll i ka dalë në mbrojtje edhe mesfushori gjerman Toni Kroos.

Ky i fundit në një intervistë ka deklaruar: “Duam që Lopetegui të vazhdojë punën, është një trajner i mirë. Nuk jemi nervozë pasi kemi patur edhe momente të tjera më të komplikuara se ky”, nënvizoi Kroos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat