Mohon kontaktet me Realin

Futboll

Mohon kontaktet me Realin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:13
Mohon kontaktet me Realin

Mediat italiane dhe ato spanjolle po këmbëngulin se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit pasi Julen Lopetegui i ka të numëruara orët në krye të Los Blancos. Megjithatë për të frenuar disi këto zëra që e japin të ardhmen e ish trajnerit të Chelsea-it në stolin e kampionëve në fuqi të Europës, ka menduar vëllai i Antonios, Daniele Conte i cili është njëkohësisht edhe agjenti i trajnerit. Në një intervistë për Cadena Ser, Daniele Conte ka theksuar se aktualisht Antonio është me pushime dhe sëfundmi nuk ka patur asnjë kontakt me presidentin e Realit, Florentino Perez.” Ai nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e Realit, mund të them që bëhet fjalë për një klub të madh por nuk kemi  patur kontakte”, ka shtuar vëllai i ish trajnerit të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat