Menaxheri: Ai është një ndër të paprekshmit e Milan-it

Futboll

Menaxheri: Ai është një ndër të paprekshmit e Milan-it

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:25
Milan

Franck Kessie, vazhdon të jetë një nga lojtarët që ka luajtur më shumë tek Milan-i dhe është bërë një nga mesfushorët më të besueshëm në Itali gjatë muajve të fundit. ‘Calciomarcato.com’ mundi të kontaktonte me agjentin e tij, George Atangana, për të sqaruar thashethemet e fundit të merkatos, që kanë rrethuar klientin e tij ditët e fundit.

“Jemi vetëm në javën e nëntë të kampionatit dhe nuk e kuptoj si mund të flasim për merkaton që tani. Frank është në sezonin e dytë tek Milan, ku nuk erdhi rastësisht dhe gradualisht është duke përfunduar procesin e maturisë,” tha ai.

“Ajo çfarë mund të them është se që nga Cesena tek Atalanta, deri tek Milani, të gjithë trajnerët janë të lidhur personalisht dhe profesionalisht me Franck. Lexoj rreth zënkave të mundshme mes Leonardo-s dhe Gattuso-s, me Kessie në qendër të gjithë kësaj, por nuk jam në dijeni të këtyre zënkave dhe të jem i sinqertë as nuk mendojë që është e mundur”.

“Kam krijuar një marrëdhënie të mirë me klubin dhe jam i sigurt se, nëse qëllimi i Milani-it ishte të shiste Kessie-n, do të isha i pari që do ta dija këtë. Në të kundërt, nga bisedimet që kam bërë me ta, kam mësuar se Frank është një ndër të paprekshmit tek Milani”.

“Është normale që të vijnë oferta për një lojtarë që gjithmonë ka lënë shenjë. Gjithsesi, nuk më duket e përshtatshme të flasë për këtë tani. Tani synimi ynë i vetëm është që të bëjmë mirë me fanellën e Milani-t. Rinovimi? Jam duke folur me drejtuesit. Gjithçka ka kohën e vetë,” përfundoi menaxheri i Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat