Chelsea heq dorë nga Icardi, tani synon sensacionin e Evropës

Futboll

Chelsea heq dorë nga Icardi, tani synon sensacionin e Evropës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 08:25
Krzysztof Piatek

Chelsea është skuadra e radhës që shtuar në listën e interesimit për sulmuesin  Genoas, Krzysztof Piatek.

23 vjeçari polak po kalon një sezon mahnitës në Serie A me skuadrën e Genoas.

Forma, golat dhe mosha e tij e re, kanë bërë që Piatek të etiketohet si sensacioni i Evropës në futboll këtë sezon.

Skuadra si Barcelona e Real Madrid kanë shfaqur interesim për të, me Chelsea që së fundi i është bashkuar kësaj gare.

‘The Sun’ raporton se trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka shprehur dëshirën për të transferuar Piatek, si zëvendësues i Alvaro Moratas, tek i cili ka humbur besimin.

Piatek mund t’i kushtojë Chelsea 40 milionë euro, gati sa gjysma e çmimit të Mauro Icardit, nga i cili tashmë ‘Blutë’ kanë hequr dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat