Klopp flet për ndeshjen ndaj Zvezdës në Beograd, tregon a do të luajë edhe Shaqiri

Futboll

Klopp flet për ndeshjen ndaj Zvezdës në Beograd, tregon a do të luajë edhe Shaqiri

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:01
Klopp dhe Xherdan Shaqiri

Liverpool do të luajë sërish me Crvena Zvezdën në fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Pas dy jave, skuadra nga ‘Anfield Road’ udhëton në Beograd për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve në garën elitare të Evropës për klube.

Para kësaj ndeshje, janë ndezur shumë aludime dhe teori për atë që mund ta pret në Beograd yllin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, që është me prejardhje nga Kosova.

Vetë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se është momenti që ta mendojë seriozisht këtë çështje.

“Deri tani nuk e kisha menduar, prandaj është logjike që përpara se të shprehem publikisht, duhet ta shqyrtoj si problematikë”, ka deklaruar Klopp, 

Kujtojmë se ndeshjen e parë Liverpool e fitoi 4:0 ndaj skuadrës serbe, me Xherdan Shaqirin që kishte natën e tij, duke qenë ndër më të mirët në fushë, ku poashtu regjistroi edhe një asistim te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Mohamed Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat