Juventus sfidon Inter dhe PSG për yllin e Premier League

Futboll

Juventus sfidon Inter dhe PSG për yllin e Premier League

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:18
Massimiliano Allegri

Anthony Martial është një lojtar që i intereson shumë ekipeve të mëdha të Europës, duke parë që kontrata e tij me Manchester United përfundon qershorin e ardhshëm. Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” kanë opsionin e rinovimit automatik edhe për një vit tjetër.

Për momentin, palët janë duke diskutuar për një kontratë të re, por marrëveshja nuk është arritur ende midis francezit dhe klubit anglez. Siç raportohet nga “Daily Star”, paga e kërkuar nga 22-vjeçari thuhet të jetë 160 mijë euro në javë.

Pas problemeve të shumta në këtë sezon, Mourinho duket se rigjetur “gurin e çmuar” të sulmit, por nëse palët nuk do të arrijnë një marrëveshje ka mundësi që United ta shesë verën e ardhshme për të shmangur largimin e tij me kosto zero në përfundim të sezonit 2019/20.

Në këtë rast, Juventus, Inter dhe PSG do të jenë gati për të bërë lëvizjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat