Kohë bilancesh te Milani: Stadiumi, sponsorët dhe UEFA

Futboll

Kohë bilancesh te Milani: Stadiumi, sponsorët dhe UEFA

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:32
Paolo Scaroni

Si të mos mjaftonin rezultatet negative në fushën e lojës, Milani duhet të bëjë bilancet edhe me situatën e paqartë pas ndryshimit të aksionerëve.

Në lojë janë stadiumi i ri, milionat nga sponsorët dhe bllokada e UEFA-s, e cila përkohësisht e lejoi ekipin kuqezi që të luajë në Europa League, por çështja ende nuk është mbyllur.

Asambleja e ortakëve aprovoi bilancin e këtij viti, me një minus prej 126 milionë eurosh.

“Humbëm më shumë se një të tretën e kapitalit, por në muajt gusht dhe shtator patëm kontribute të tjera për të rikuperuar këto miliona. Nuk e them si një impenjim të sigurtë, por do të na pëlqente të kishim një vendim për stadiumin e ri, brenda këtij viti. Është thelbësore për financat tona të kemi një impiant modern dhe efikas, e për këtë e kemi mes prioriteteve”, tha presidenti i Milanit, Paolo Scaroni.

“Me UEFA-n ende nuk ka mbaruar ndeshja, pasi na fali pjesëmarrjen në Europa League, por çështja jonë është sërish në dorë të të njëjtëve gjykatës që na dënuan. Po presim sanksionet dhe vështirë se do ta kalojmë pa gjë”, shtoi presidenti kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat