Të penduar për Mavrajn?

Futboll

Të penduar për Mavrajn?

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Hamburgu ka shkarkuar trajnerin Christian Titz para 3 ditësh. Numri një i stolit i gjermanëve u nda nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta që skuadra e tij po merrte në Bundesliga 2.

Ekipi legjendar i Gjermanisë që përjetoi rënien për herë të parë nga Bundesliga sezonin e shkuar nuk ishte i kënaqur me punën e tij.

Titz e mori ekipin në një kohë krize dhe nuk ia doli dot ta mbante në Bundesliga. Ai mbahet mend për dorën e hekurt që drejtoi ekipin, pasi përjashtoi nga skuadra dhe Mërgim Mavrajn.

Mbrojtësi shqiptar ndau rrugët me gjermanët pikërisht në atë moment për të mos u rikthyer më.

Në Bundesliga 2 u mendua se Titz do të kthente ekipin drejt rrugës së duhur, por nuk ia doli mbanë, pasi momentalisht skuadra ndodhet në vendin e 5-të në ligën e dytë gjermane dhe nuk ka shënuar që prej 3 ndeshjen në shtëpi.

Kaq ka mjaftuar që drejtuesit të mos besojnë më, pa harruar dhe humbjen shkatërruese 0-5 në shtëpi.

Pas shkarkimit, Titz ka gjetur forcën dhe ka lënë disa rreshta në profilin e tij në “Faceebook” ku tregon keqardhjen për largimin nga Hamburgu. “Qyteti i Hamburgut ka qenë shtëpia ime për 3 vite e gjysmë. Kush e kishte menduar këtë?! Kam punuar me U-17 dhe U-21 dhe strategjia e zhvillimit ishte pjesë e filozofisë. Në mars, mu dha mundësia të marr ekipin e parë. Ishte një kohë shumë e ngarkuar dhe e bukur për mua dhe familjen time. Dua t’i uroj Hamburgut të arrijë realizimin e objektivave”, – tha ndër të tjera Titz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat