Grezda pretendoi për penallti

Futboll

Grezda pretendoi për penallti

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:04
Grezda pretendoi për penallti

Futbollisti Eros Grezda humbi një mundësi ideale që iu paraqit në sekondat e fundit në takimin mes Rangers dhe Spartakut të Moskës. Ndeshja përfundoi me rezultatin e bardhë 0:0 dhe shqiptari mund të kishte veshur petkun e heroit nëse do ta dërgonte topin në rrjetë.

Grezda goditi pak më lart traut të portës, por pak minuta më parë ai pretendoi për një penallti, mirëpo arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Steven Gerrard foli për atë episod pas takimit.

“Nga fusha dukej penallti, por nuk i kam parë ende përsëritjet. Lojtari ynë aktroi pak më tepër në momentin e rëndies, megjithëse nuk kemi pretendim për gjykimin. Arritëm të frenonim një ekip që ka luajtur në Champions, madje edhe provuam të fitonim, por na mungoi cilësua. Nuk kënaqemi me kaq” përfundoi Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat