Sulmuesi rrëfen dramën: Ishte e tmerrshme, nuk mendova më për futbollin

Futboll

Sulmuesi rrëfen dramën: Ishte e tmerrshme, nuk mendova më për futbollin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:23
Kundër Chievos, Josip Ilicic

Kundër Chievos, Josip Ilicic, shënoi kthimin përfundimtar në fushat e blerta, pas një ndalese të gjatë për shkak të lëndimit. Ai është i gatshëm tashmë për të dhënë kontributin e duhur për Atalantën.

Kjo është arsyeja pse slloveni, i intervistuar nga “Tuttosport”, tani mund ta tregojë dramën e tij: “Ky ishte momenti më i vështirë i jetës sime. Në një moment u ndala së menduari për futbollin. Më kalonin para syve kaq shumë gjëra të këqija dhe mendime, që ju kurrë nuk do të dëshironit t’i keni.

Unë nuk kam shikuar ndeshje, nuk kam menduar fare për futbollin, sepse me të vërtetë ka pasur gjëra më të rëndësishme, që më kanë shqetësuar shumë. Ishte diçka e madhe për të ndjerë dashurinë e familjes sime, shokët që më kanë ardhur në spital. Pashë aty trajnerin Gasperini dhe presidentin Percassi. Këto vizita ishin me të vërtetë të gjitha të rëndësishme.

Kjo përvojë më bëri ta shoh jetën ndryshe, nuk mendoj shumë dhe përpiqem ta jetoj gjithçka në mënyrë shumë më të lehtë. Pa zemërim. Kjo është një jetë e re për mua, ndihem më i fortë dhe i qasem gjithçkaje me një frymë tjetër”.

Sllovenia, më në fund, e rifillon sfidën e tij: “Kur ndihem mirë, mund të bëj atë që dua në këtë fushë”. Kundërshtarët janë paralajmëruar, Iliçiç është kthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat