Një Marcelo që s’pritej, braziliani ndryshon qëndrim për largimin e CR7

Futboll

Një Marcelo që s’pritej, braziliani ndryshon qëndrim për largimin e CR7

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:51
Marcelo dhe CR7

Për vite me radhë Cristiano Ronaldo dhe Marcelo formuan një dyshe fantastike në Real Madrid, duke “pushtuar” krahun e majtë të “Los Blancos”.

Pas largimit të yllit portugez, braziliani dedikoi një letër shumë të sinqertë, që na la të kuptonim se përveç marrëdhënies së mirë në fushë, ata kishin një raport shumë të mirë edhe jashtë saj. Megjithatë në deklaratën e bërë për kanalin zyrtar në Youtube të La Ligës, Marcelo befasoi jo pak tifozët madrilen.

“Përfundimi i pushimeve dhe kthimi në rutinën e Real Madridit pa Cristiano Ronaldon ishte befasues për ne, menduam që ai nuk do të largohet. Kemi luajtur së bashku për nëntë vite. Ai është një profesionist dhe e admiroj si person. Ne jemi shumë miq, por jeta vazhdon. Jeta kështu është, ka nga ata që vijnë dhe ka nga ata që shkojnë.

Duke u ndalur te Real Madrid pa portugezin, edhe ai mbajti të njëjtin qëndrim si shumë lojtarët të tjerë, sipas së cilit klubi është më shumë se një Ronaldo.

“Real është edhe më i madh se Ronaldo. Cristiano Ronaldo ndihmoi në krijimin e historisë, por Real Madridi nuk përfundon kurrë. Lojtarët ndryshojnë ekipin, ndalojnë të luajnë dhe dalin në pension, por Real Madridi do të jetë ende atje. Historia e Realit do të jetë gjithmonë aty”, përfundoi Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat