Xhaka, ndër më të vlerësuarit

Futboll

Xhaka, ndër më të vlerësuarit

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:52
Xhaka, ndër më të vlerësuarit

Arsenali pothuajse me një këmbë është në të 16-ën e finales së Europa League në futboll, pas fitores në Lisbonë me rezultat 1:0 ndaj Sportingut. Arsenali me tri fitore rresht, me goldallim 8:2, prijnë me 9 pikë në grupin E, duke lënë pas vetes Sportingun 6, Vorsklan 3 e Qarabagun 0 pikë. 

Mesfushori ofensivë, Granit Xhaka, u paraqit standard, tregoi lojë mjaft të mirë në fitoren e madhe. Portali britanik “Daily Mail” e ka vlerësuar shqiptarin me notë të mirë, 6:5,  

Sipas këtij portalit, më i dalluari ka qenë Sokratis i Arsenalit, me notën 7.5. Duhet theksuar se “Topçinjtë“ fituan me golin e Welbeck i cili shënoi në minutën e 77-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat