Bale i bashkohet Ronaldos, Messit, Mourinhos dhe Modricit

Futboll

Bale i bashkohet Ronaldos, Messit, Mourinhos dhe Modricit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:37
Bale

Taksat në shtetin spanjoll vazhdojnë të jenë problemi më i madh i yjeve të futbollit që gjenerojnë të ardhura të mëdha.

Pas Cristiano Ronaldos, Lionel Messit, Jose Mourinhos dhe Luka Modricit, një tjetër yll i futbollit është gjobitur nga shteti spanjoll.

Bëhet fjalë për uellsianin Gareth Bale, që sipas medieve në Spanjës i është shmangur tatimit mbi ligjin e shitjes së imazhit në vitin 2013.

Bale është gjobitur hiq më pak se 337 mijë euro për këtë shkelje ligjore.

Gjyqësori spanjoll në të kaluarën ka ndëshkuar për arsye të njëjta edhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Luka Modric, Fabio Coentrao, Radamel Falcao, Neymar, Marcelo, Alexis Sanchez dhe Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat