Conte është gati të bëhet trajneri i ri i Realit

Futboll

Conte është gati të bëhet trajneri i ri i Realit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:48

Antonio Conte është gati të bëhet trajneri i ri i Real Madrid. Sipas “SportMediaset”, në fakt, çështja gjyqësore me Chelsea-n mbetet pezull në gjykatën e Londrës, por palët kanë nënshkruar prishjen e kontratës sportive.

Ish-trajneri i Italisë, domethënë, është i lirë dhe ka një marrëveshje verbale me Real Madrid.

Aventura e Julen Lopetegui në drejtim të “Los Blancos” duket se është drejt fundit. “El Clasico” do të jetë vendimtar, me shkarkimin e ish-trajnerit të Spanjës që do të ishte i pashmangshëm në rast të një rezultati negativ.

Gjithmonë sipas “Sport Mediaset”, në orët e fundit ka ardhur edhe aprovimi i lojtarëve të Real Madrid për marrjen e drejtimit të skuadrës nga ana e Conte-s. Në fakt, pas Sergio Ramos, edhe Cortuois, që ka punuar me të te Chelsea, ka dhënë miratimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat