Martial refuzon ofertën e United për vazhdim të kontratës

Futboll

Martial refuzon ofertën e United për vazhdim të kontratës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:18
Sulmuesi francez

Sulmuesi francez kishte kërkuar gjatë verës të largohej nga “Djajtë e Kuq”.

Anthony Martial ka refuzuar ofertën e Manchester United për rinovimin e kontratës.

Gjatë kësaj vere, francezi kishte kërkuar të largohej, por ishin drejtuesit e klubit ata të cilët dolën kundër një vendimi të tillë, duke e mbajtur Martial në Old Trafford.

Për të mos lejuar largimin e 22-vjeçarit, pasi kontrata e tij përfundon më 2019 me opsion për një tjetër vit, drejtuesit i kanë ofruar një marrëveshje të re, e cila nuk është pranuar futbollisti.

Sipas SkySports, Martial kërkon një kontratë më afatgjate e cila do t’i siguronte atij që tek United ende kanë besim në të.

Bisedimet mes të dyja palëve do të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat