Kombëtarja U-17 mundet dhe në ndeshjen e dytë, Gjini shënon golin e nderit

Futboll

Kombëtarja U-17 mundet dhe në ndeshjen e dytë, Gjini shënon golin e nderit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:03
Kombëtarja U-17

Kombtëtarja U-17 ka vijuar me humbje edhe në ndeshjen e radhës të Kualifikueseve të Europianit. Skuadra e drejtuar nga trajnerit Dzemal Mustedanagiç ka luajtur ndeshjen e dytë në grup kundër Norvegjisë, e cila ka pëfunduar me rezultatin 3-1 për nordikët.

Edhe pse bëri përgjithësisht një ndeshje më të mirë se ajo e para kundër Republikës Çeke, në fund kombëtarja jonë nuk arriti të marrë pikë në takimin e dytë zyrtar.

Sfida nisi mirë për skuadrën tonë, që në minutat e para është e organizuar dhe tenton portën. Loja është përgjithësisht e barabartë, deri sa në minutën e 45+2`, ndëshkohemi nga gjuajtja e penalltisë. Skuadra  e Norvegjisë ekzekuton skatë një njëmbëdhjetë metërsh me anë të Geelmuyeden duke kaluar në avantazh 1-0.

Pas përfundimit të pjesës së parë, me nisjen e të dytës, trajneri Mustedanagiç i kërkon skuadrës së tij të bëj më shumë presion, ndërsa pas gati 10-të minutash lojë, kryen dhe zëvendësimet e para në skuadër.

Por as këto nuk ndryshojnë gjë, pasi miqtë, të cilët zëvendësimet i kryen më herët, do të shënojnë sërish në portën tonë. Oppegard shënon golin e dytë për Norvegjinë në minutën e 61`, ndërsa kundërpërgjigja e skuadrës sonë vjen në minutën e 80`, kur Gjini ngushton shifrat në 2-1.

Ky gol erdhi pasi më herët skuadra e Norvegjisë mbeti me një futbollsit më pak në fushën e lojës. Në minutën e 77`, Tveiten ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë me të kuq. Por pavarësisht se kundërshtarët luajtën për disa minuta me një lojtar më pak, janë ata që shënojnë dhe golin e tretë në fund të takimit me anë të Oppegard.

Kështu skuadra e kuqezinjve të vegjël merr humbjen e dytë në grup, duke mbetur në vendin e fundit me zero pikë. Sakq Çekia kryeson grupin pasi arriti të fitonte edhe në sfidën e radhës ndaj Azerbajxhanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat