Babai i Kluivertit: Ai ëndërron për Barcelonën

Futboll

Babai i Kluivertit: Ai ëndërron për Barcelonën

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:02
Justin Kluivet

Patrick Kluivert ka thënë se djali i tij, Justin, ëndërron që të luajë për Barcelonën një ditë.

Patrick Kluivet ishte pjesë e Barcelonës nga viti 1998 deri më 2004, ku i ka shënuar 122 gola në 257 paraqitje.

Djali i legjendës holandeze u transferua gjatë kësaj vere nga Ajaxi në Romë, mirëpo ëndërron që të luajë një ditë për klubin katalonas.

“Padyshim që do të dëshironte të luajë një ditë për Barcelonën, ai po ashtu ka thënë në një intervistë se qëllimi i tij është që të luajë për Barcelonën”, ka thënë Kluivert.

“Sigurisht që në Romë ai është duke kaluar momente shumë të mira, ata janë skuadër e re me lojtarë me eksperiencë”.

“Shpresoj që një ditë ai do të kalojë të Barcelona, sepse kjo është po ashtu edhe ëndrra ime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat