Kryendeshja në Gjilan, Bekteshi shpreson në fitore

Futboll

Kryendeshja në Gjilan, Bekteshi shpreson në fitore

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:20
Kryendeshja në Gjilan, Bekteshi shpreson në fitore

Prishtina udhëton nesër në Gjilan ku do të ndeshen me skuadrën vendase homonime. Edhe pse Prishtina tradicionalisht i ka përballuar ndeshjet me bardhëkuqët e Gjilanit, është forma e lartë dhe paraqitjet e mira të kësaj skuadre që do ta bëjë përballjen e vështirë, por shumë të rëndësinë për kryeqytetasit. “Prishtina do të vuaj ende mosparaqitjen nga lëndimi të Mankendës, e ku mungesave iu është bashkuar edhe i riu Hasanaj i cili ka ndrydhur muskulin pas një aksidenti në rrugë, kurse Ahmeti është ende në rikuperim e sipër. Skuadra nuk ka mungesa përshkak suspendimeve”, bëhet e ditur nga FC Prishtina. Ndeshja Gjilani-Prishtina luhet nesër në orën 13.45.

“Shkojmë në udhëtim te skuadra që ka ekip shumë të mirë dhe ka pasur paraqitje të mira sivjet. Po ashtu plus për ta është edhe ambienti i mirë sportiv në shkallët e stadiumit. Por, kanë pasur shumë ndryshime në formacion dhe duke e njohur edhe fushën, sepse kemi luajtur gjatë atje, unë shpresoj shumë që nga atje do të rikthehemi me rezultat pozitiv e që për ne do të thotë 3 pikë të reja. Sidoqoftë e vlerësoj se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por edhe interesante. Por, kam besim te skuadra dhe te optimizmi ynë që do të vazhdojmë me serinë e paraqitjeve të mira”, ka thënë mbrojtësi i Prishtinës, Leotrim Bekteshi. Gjilani – Prishtina, është kryendeshja e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat