Rasti i fundit

Futboll

Rasti i fundit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:52

Luka Modriç do të luajë për herë të gjashtëmbëdhjetë në “El Clasico” të dielën. Pavarësisht sesa të rëndësishme kanë qenë ndeshjet e kaluara, kjo do të ketë një rëndësi të veçantë pasi mund të luajë një rol vendimtar në fitimin e “Topit të Artë” 2018.

Kroati fitoi çmimin e “The Best” të FIFA-s dhe sigurisht që është një nga favoritët për t’i dhenë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo për “Topin e Artë”. Votimi për çmimin individual i dhënë nga “France Football” është tashmë i hapur dhe do të mbyllet në 9 nëntor, kur fillon edhe numërimi. Pavarësisht një kampionati zhgënjyes tek Real-i këtë sezon, Modric fitoi titullin e tretë radhazi në Champions League në maj, para se të udhëhiqte drejt finales së Kupës së Botës Kroacinë (u shpall edhe Lojtari i Turneut).

Sezoni 2018/19 në La Liga nuk ka qenë aspak spektakolar deri më tani dhe për këtë arsye shumë njerëz e shohin ndeshjen e së dielës, në “Camp Nou”, si një mundësi për mesfushorin për t’i treguar botës vlerat e tij. Kjo është ndeshja e fundit e madhe para se votimi të mbyllet.

Duke parë se votuesit do të marrin parasysh vitin kalendarik, me dy muajt e fundit që nuk do të kenë asnjë ndikim, Modriç dukej se kishte parakaluar Ronaldo-n falë paraqitjeve të bëra në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi, starti zhgënjyes i tij këtë sezon ka ndryshuar disa opinione, me sulmuesin francez të Atletico Madrid, Antoinne Griezman, që e ka arritur, sipas kompanive të basteve. Fituesi i Europa League shtoi një Kupë Bote në koleksionin e tij dhe së fundmi është folur shumë se ai e meriton këtë trofe. Por një rol vendimtar në “El Clasico” mund ta lëkundë vendimin në favor të Modric.

Fatkeqësisht, “Camp Nou” nuk është një vend që i sjell shumë fat kroatit. Ai ka dalë fitimtar vetëm në një nga pesë ndeshjet e luajtura në stadiumin e katalanasve. Kjo ndodhi në 2 prill të vitit 2016, ku shënuan Pique, Benzema dhe Cristiano. Shumë persona thonë se Lopetegui është në prag të largimit. Një fitore kundër kundërshtarëve të tyre të hershëm dhe një rol vendimtar nga Modric mund të ndryshojnë shumë gjëra për mirë në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat