Ndeshja me Partizanin, Skënderbeu jep lajmin e mirë për tifozët

Futboll

Ndeshja me Partizanin, Skënderbeu jep lajmin e mirë për tifozët

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:37
Skënderbeu

Sfida me Partizanin është një ndeshje mjaftë e rëndësishme për Skënderbeun. Klubi korçar ka vendosur që të ofrojë shërbimin e transportit falas për tifozët, duke u ardhur në ndihmë këtyre të fundit, që të jenë të pranishëm në “Selman Stërmasi”. Me anë të një njoftimi zyrtar, publikuar në faqen e klubit, Skënderbeu ka bërë të ditur lajmin e shumë pritur nga tifozët.

Ja njoftimi i plotë i Skënderbeut:

Të hënën, Ora 19:00

Partizani vs Skënderbeu

-Ju njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Tiranës për të ndjekur sfidën e javës së 10-të ndaj Partizanit.

-Tifozat bardhekuq do të qëndrojnë në tribunat H1 dhe H2.

-Biletat kushtojnë 400 lekë dhe mund ti blini prej orës 11:00 deri në 19:00 tek biletaria pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’ si dhe në Korçë përpara nisjes tek pika e shitjes pranë stadiumit ‘Skënderbeu’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat