Ashley Young kërkon kontratë të re në United

Futboll

Ashley Young kërkon kontratë të re në United

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:14
Ashley Young

Ashley Young është duke shpresuar që do ta vazhdojë kontratën e tij edhe për dy vjet me Manchester Unitedi.

Nëse e vazhdon kontratën, atëherë anglezi do të jetë 35-vjeç deri në fund dhe do të bëjë 10 vite me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Young është vazhdimisht në formacionin bazë të Jose Mourinhos në këtë stinor, mirëpo kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme.

Ashley Young deri më tani i ka 209 paraqitje, 16 gola dhe 40 asistime në “Old Trafford” që prej se u transferua nga Aston Villa në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat