Çmenduria e fundit e Real Madrid kushton 150 milionë euro

Futboll

Çmenduria e fundit e Real Madrid kushton 150 milionë euro

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:11
Stadiumi

Florentino Perez do që të japë një goditje përfundimtare, sa më shpejt të jetë e mundur. Presidentit nuk i pëlqen aspak kjo që po ndodh këtë sezon dhe ka mundësinë që ta ndryshojë situatën në merkaton e janarit.

Florentino e ka të qartë që problemi nuk qëndron vetëm te stoli. Përveç ndryshimit të trajnerit, është i nevojshëm edhe një revolucion në skuadër. Ai e di se në janar nuk do të ketë shumë mundësi zgjedhjesh, por ka shumë opsione në mëndje.

I pari është nënshkrimi i një qendërsulmuesi. Real Madrid nuk mund të qëndrojë kaq shumë ndeshje pa shënuar. I nevojitet një vrasës në zonën e rreptësisë dhe i përzgjedhuri nuk është askush tjetër veçse Mauro Icardi.

Sulmuesi i Interit, ka kohë që gjendet në listën e klubit madrilen. Icardi do të ishte i lumtur të vinte në “Bernabeu” dhe Real-i do të përpiqet ta transferojë për 100 milionë euro.

Një pozicion tjetër që duhet të përmirësohet është ai i mbrojtësit të majtë. Marcelo nuk është në momentin e tij më të mirë dhe ekziston ende kërcënimi i Juventusi-t, që e do në Torino. Kështu, Real Madrid do të studiojë mundësinë për të marrë David Alaba.

Austriaku do të shkonte në Bernabeu për 50 milionë euro dhe do ta rriste jashtëzakonisht shumë cilësinë e skuadrës. Shkurtimisht, Perez ka bërë gati 150 milionë euro në janar për të përmirësuar një skuadër që deri më tani nuk duket se është në gjendje të luftojë për tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat