Mësohet data e rikthimit të Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë

Futboll

Mësohet data e rikthimit të Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:55
Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në ekipin kombëtar të Portugalisë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pritet të rikthehet në ekipin kombëtar të Portugalisë për ndeshjen e muajit të ardhshëm në Ligën e Kombeve kundër Italisë.

Ronaldo nuk ka qenë pjesë e Portugalisë në asnjërën prej ndeshjeve të saj në Ligën e Kombeve deri tani, pasi vetë kishte kërkuar të mos përzgjidhej.

Por, duket se tani ai ka vendosur të rikthehet në Kombëtare.

Portugalia është lidere e Grupit 3 me gjashtë pikë, dy më shumë se Italia në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Polonia në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat