Ndryshimi në formacion, treshja spanjolle është “ilaçi” që do të shërojë Bayern

Futboll

Ndryshimi në formacion, treshja spanjolle është “ilaçi” që do të shërojë Bayern

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:00
Bayern

Do të jetë treshja që flet spanjisht ajo që do të udhëheqë Bayern drejt vendit të parë?

Niko Kovac ka zbuluar zgjidhjen e mesfushës pas katër ndeshjeve pa fitore.

Komunikim spanjoll!

Në ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburg, të fituar 3-1, ai ka përdorur treshen Javi Martinez, Thiago dhe James Rodriguez.

“Ishte një nga mundësitë që po studionim për mesin e fushës, pasi përveç kualiteteve të mëdha teknike, ata të tre merren shumë mirë vesh me njëri-tjetrin,” është shprehur trajneri kroat.

Më pas ai i ka thurur elozhe treshes që flet spanjisht:

…spanjolli Thiago: “Ai është një lojtar fantastik, i cili di të ndryshojë ritmin e lojës dhe nuk luan vetëm mbrapa. Ai ka shumë kualitet!”

….basku Martinez: “Golin në Athinë e ka fituar me mund. Nëse vazhdon kështu, do të luajë shumë ndeshje këtë sezon.”

…kolumbiani James: “Dy ndeshje shumë të mira radhazi. Edhe ai do të luajë me vazhdimësi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat