Një penallti dhe një “raketë” e Ronaldo-s i japin fitoren Juve-s

Futboll

Një penallti dhe një “raketë” e Ronaldo-s i japin fitoren Juve-s

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:58
Cristiano Ronaldo

Juventus ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duke u rikthyer te fitorja me rezultatin 2-1 ndaj Empolit. Ishte një sfidë më e vështirë se sa ishte parashikuar për Bardhezinjtë të cilët vuajtën jo pak ndaj një ekipi modest si vendasit. Një tjetër rezultat negativ do të kishte qenë një lajm i mirë për Napolin dhe Inter, por dy golat e Cristiano Ronaldo-s kanë rikthyer qetësinë edhe në Serie A.

Barazimi i javës së kaluar nuk i ka lënë një shije të mirë lojtarëve të Juve-s, por ndeshja e mesjavës me Manchester United i ka marrë shumë energji dhe kjo u pa që në minutat e para ndaj Empoli-t. megjithëse miqtë kontrollojnë lojën, ata nuk arrijnë të krijojnë mundësi shënimi ndaj një kundërshtari që lufton me shpirt për çdo top dhe madje gjen golin e avantazhit në minutën e 28’ falë golit të Caputo-s.

Në fund të pjesë së parë vendasit mund të kishin fituar një penallti pas një topi me dorë brenda zonës nga një prej lojtarëve të Juve-s, por arbitri nuk mendoi ashtu. Pas pushimit ishte një Juve tjetër, me inat dhe vendosmëri. Dhe në minutën e 54’ Ronaldo barazon nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli motivon më shumë miqtë dhe ishte përsëri Ronaldo ai që lëshoi një predhë të pandalshme nga 20 metra distancë duke kaluar të tijtë për të parën hCristiano Ronaldo erë në avantazh. Një përmbysje e luftuar dhe e merituar nga Juve që tani qëndron e qetë në krye të tabelës në pritje të rezultateve të ditës së diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat