Suarez het-trik, Barcelona turpëron Realin

Futboll

Suarez het-trik, Barcelona turpëron Realin

Nga: Bota sot Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:02
Festimi i golit

(E plotësuar) - Real Madridi i turpëruar lëshoi “Camp Nou”. Kampioni në fuqi i Evropës, Reali, pësoi debakël me rezultat 5:1 nga Barcelona, në derbin më të madh në botë, në ndeshjen e javës së 10-të të Kampionatit të Spanjës. 

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, e kishte ditën e tij, realizoi het-trik dhe e shkatërroi Realin. Pas një kohe të gjatë, derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, nuk i ka pasur futbollistët më të mirë në botë, Barcelona Lionel Messin, pasi që ky është i lënduar dhe Reali Cristiano Ronaldon i cili ka shkuar në Juventus.

Barcelona tregoi se është më e mirë dhe njëherësh ruan pozitën e lideri me 21 pikë.  Coutinho (11'), Suarez (30', 75' e 83'), Vidal (87') shënuan për Barcelonën dhe Marcelo (50') për Realin. Reali u turpërua dhe ka kohë nuk ka pësuar fiasko të tillë. Reali tani bie në vend të nëntë me 14 pikë. Si duket trajneri Julen Lopetegui i ka orët e numëruar pas këtij debaklit.

Në minutën e 87-të, Vidal 5:1.

83’ Suarez kompleton heptrikun, tani Barcelona udhëheqë me 4-1.

75’ Suarez shënoi golin e dytë personal dhe të epërsisë 3:1 pikërisht në minutën e 75-të. Ai nga rreth 14 metra me kokë shtangun portierin madrilen.   

Minuta e 68-të e ndeshjes, rezultati ende 2-1 në të mirë të Barcelonës. Lojë shumë e fortë nga të dy ekipet.

Po zhvillohet minuta e 60-të e ndeshjes, Reali tashmë e ka marrë lojën në dorë.

Dramatizohet ndeshja në ‘Camp Nou’. Futbollisti brazilian Marcelo nga afërsia ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 50-të dhe tani gjithçka është e hapur. 

Reali e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë të kësaj ndeshje.

Ka nisur pjesa e dytë e El Classicos.

Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e El Classicos me 2 gola epërsi të Barcelonës ndaj Real Madridit. 

Barcelona e ka fituar pjesën e parë ndaj Real Madridit duke shënuar dy herë në El Clasicon e parë të sezonit 2018/19 në “Camp Nou”.

Në një El Clasico pa prezencën e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për herë të parë në dekadën e fundit, i pari i lënduar ndërsa i dyti tani lojtar i Juventusit, katalonasit nuk e çanë kokën dhe e nisen furishëm takimin.

Philippe Coutinho realizoi për 1-0 në minutën e 11-të, pas një super aksioni të përcjellë me pasimin fantastik të Jordi Albas.

Vetëm njëzet minuta më vonë, Luis Suarez e dyfishoi epërsinë duke realizuar nga penalltia, të cilën e fitoi edhe falë ndihmës së VAR-it, pasi gjyqtari dha penallti vetëm pasi u konsultua me video asistentin e referit.

Zhvillohet minuta e 38-të e ndeshjes, Barcelona vazhdon të sulmojë.

Në minutën e 30-të, tjetër goditje për kampionin në fuqi të Evropës. Barcelona edhe pa Lionel Messin po i shkakton tërmet Realit.  Luis Suarez nga penalltia thellon epërsinë (2:0) te Barcelonës, kurse Reali nuk po tregon atë që pritet.

Minuta e 25-të e ndeshjes, lojë e fortë nga të dyja ekipet. Rezultati ende 1 me 0, në të mirë të Barcelonës.

Po zhvillohet minuta  e 17-të, Bacelona vazhdon të sulmojë. Mbrojtja e shthurur e Real Madridit! Barcelona me një veprim të shpejt brenda 16-shit, ndërsa mbrojtja madrilene nuk reagoi si duhet dhe Coutinho nga afërsia se pari të vështirë me goditje përtokë të shënoi për epërsinë 1:0 pikërisht në minutën e 11-të.

Image

Minuta e 10, Barcelona ka kaluar në epërsi përmes Coutinhos.

Minuta e 6-të, rezultati ende 0 me 0.

Ka nisur ndeshja mes Barcelona-Real Madrid, e njohur si El Classico.

Image

Pas pak minutave do filloj edhe ndeshja më e shikuar në botë, Barcelona kundër Real Madrid, e njohur si El Classico.

Dhe kur përballen këto dy skuadra më së paku shikohet forma që kalojnë ekipet, përderisa konsiderohet si ndeshja më e madhe e globit.

Barcelona ka rënë në vete pas disa sezone me kriza, ndërkohë Reali vazhdon të vuajë pas tre sezoneve të suksesshme.

Ndeshja fillon nga ora 16:15, kurse këto janë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat