Futbollisti Granit Xhaka është ndër me të merituarit që Arsenali u kthye me një pikë të madhe. Arsenali barazoi me rezultat 2:2 me Crystal Palacen, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Selhurst Park” në Londër. Në minutën e 45+1, mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi shkaktoi penallti për vendasit. Luka Milivojeviq ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe kaloi në epërsi Crystal Palacen. Në pjesën e dytë, mesfushori ofensivë Granit Xhaka nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra, në pozitën si anash 16-shit, me një goditje të fuqishme, shënoi gol në pjesën e lart të djathtë të portës së Crystal Palaces, duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 51-të. Pas 5 minutave (56’) Pierre-Emerick Aubameyang nga afërsia shënon për epërsinë e ‘Topçinjve’ me rezultat 2:1. Në minutën e 83-të sërish penallti dhe Milivojeviq shënon për rezultatin 2:2. Xhaka dhe Mustafi luajtën titullarë, kurse Arsenali regjistroi barazimin e parë pas shtatë fitoreve rresht dhe janë në pozitën e katërt me 22 pikë, katër me pak se lideri Liverpooli.
Chelsea tregoi fuqinë, duke e deklasuar me 4:0 Burnleyn vendas. Serinë e golave e hapi Alvaro Morata në minutën e 22-të, për të vazhduar Ross Barkley në atë të 57-tën. Në minutën e 62-të, Willian nga rreth 20 metra shënoi gol dhe Ruben Loftus-Cheek (90+3’) e thelloi fitoren në 4:0. Chelsea është në pozitën e dytë me 24 pikë, kurse Burnley i 14-ti me 8 pikë.
WHAT A BEAUTY GRANIT XHAKA pic.twitter.com/VW7CATgf4a
— Arsenal Emerge ?????? (@ArsenalEmerge) October 28, 2018
Arsenali aktualisht po avancon me 1:2 ndaj rivalit.