Skuadra e Manchester Utd fitoi tri pikë të mëdha dhe që e mbajnë sa më afër katërshes së parë në Premier League. “Djajtë e Kuq” si vendas shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Evertonit, në ndeshjen e javës së 10-të të Premier League. Në minutën e 27-të, Paul Pogba goditi nga penalltia, topi qëllon shtyllën por rikthehet sërish dhe e dërgon në rrjetë për 1:0. Në minutën e 49-të, Anthony Martial nga rreth 16 metra shënoi gol të bukur dhe e thelloi epërsinë në 2:0 te Manchester Utd. Futbollisti Gylfi Sigurdsson në minutën e 77-të e ngushton humbjen e Evertonit. Manchester Utd aktualisht renditet në vend të tetë me 17 pikë, ka dy më shumë se Evertoni një pozitë më poshtë.
Liga e Anglisë
Man. United-Everton 2:1 (1:0)
Burnley-Chelsea 0:4 (0:1)
C.Palace-Arsenal 2:2 (1:0)
Leicester-West Ham 1:1 (0:1)
Liverpool-Cardiff 4:1 (1:0)
Brighton-Wolves 1:0 (0:0)
Fulham-Bournemouth 0:3 (0:1)
Southampton-Newcastle 0:0 (0:0)
Watford-Huddersfield 3:0 (2:0)
Tabela
1. Liverpool 10 8 2 0 26
2. Chelsea 10 7 3 0 24
3. Manchester City 9 7 2 0 23
4. Arsenal 10 7 1 2 22
5. Tottenham 9 7 0 2 21
6. Bournemouth 10 6 2 2 20
7. Watford 10 6 1 3 19
8. Manchester Utd 10 5 2 3 17
9. Everton 10 4 3 3 15
10. Wolves 10 4 3 3 15
11. Brighton 10 4 2 4 14
12. Leicester 10 4 1 5 13
13. West Ham 10 2 2 6 8
14. Crystal Palace 10 2 2 6 8
15. Burnley 10 2 2 6 8
16. Southampton 10 1 4 5 7
17. Cardiff 10 1 2 7 5
18. Fulham 10 1 2 7 5
19. Newcastle 10 0 3 7 3
20. Huddersfield 10 0 3 7 3