Milan fiton me përmbysje dhe shkon 3 pikë larg Champions-it

Futboll

Milan fiton me përmbysje dhe shkon 3 pikë larg Champions-it

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:01
Milan vs Sampdoria

Milan më në fund ka treguar dëshirë dhe karakter duke marrë një fitore të rëndësishme për moralin dhe renditjen e Serie A. Me këtë fitore Milan është vetëm tre pikë larg zonës së Champions League dhe do të luajë ndeshjen e prapambetur gjatë mesjavës ndaj Genoa-s. Skuadra Kuqezi ka mposhtur një kundërshtar të fortë si Sampdoria me rezultatin 3-2 në San Siro. Ndeshja nisi me një vrull të madh, me Milan që ka hyrë në fushë ashtu siç i kishte kërkuar trajneri Gattuso. Dhe në minutën e 17’ Patrick Cutrone zhbllokon rezultatin pas pasimit të Suso. Por vetëm katër minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Riccardo Saponara.

Ndeshja mbetet e hapur me të dyja skuadrat që luajnë pa frikë, por ishin miqtë ata që morën avantazhin për të parën herë me një gol spektakolar të Fabio Quagliarella-s. Milan nuk pajtohet me këtë rezultat dhe vetëm pesë minuta më pas barazon gjithçka me Gonzalo Higuain i cili nuk fal brenda zonës.

Një pjesë e parë e mrekullueshme për tifozët e të dyja skuadrave dhe atyre asnjanës. Pas pushimit Milan kërkon më shumë golin e avantazhit përpara tifozëve të tij dhe ia del me Suso-n në minutën e 62’. Spanjolli çmend San Siro-n me një gol fantastik nga distanca.

Milan e do me çdo kush këtë fitore dhe kjo duket te presioni që vazhdojnë të bëjnë lojtarët e Gattuso-s duke mos e ulur ritmin dhe në fund e ka merituar këtë rezultat pozitiv për shpirtin e garës që ka treguar nga minuta e parë e deri tek e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat