Suarez: Duhet ta mirëkuptojmë Realin, u ndodh të gjithëve

Futboll

Suarez: Duhet ta mirëkuptojmë Realin, u ndodh të gjithëve

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:18
Luis Suarez

Një Luis Suarez në formë fantastike bëri të mos ndihej mungesa e Lionel Messit te Barcelona. Uruguajani shënoi 3 nga 5 golat, duke i dhënë një goditje Real Madridit, por edhe trajnerit të tyre Julen Lopetegui, gola që kanë edhe më shumë peshë pasi bëhet fjalë për “El Clasico”.

Në përfundim të ndeshjes, 31-vjeçari është shprehur se Barcelona tregoi se është një ekip i kompletuar, që nuk varet nga individë, edhe pse ka theksuar se Messi është lojtari më i mirë në botë. E ndërsa sa i përket situatës aspak të mirë në të cilën ndodhen madrilenët, ai tregoi mirëkuptim.

“Messi është më i miri në botë dhe ta kesh atë në skuadër është një plus, por ajo që kemi bërë sot tregon se sa e fortë jemi si një skuadër. Ishte e dukshme që Real donte ta kthente ndeshjen dhe e bëri këtë, 2-1. Në përgjithësi ata luajtën mirë dhe ishin në gjendje të kundërpërgjigjeshin, por lanë shumë hapësira dhe ne i shfrytëzuam. Çdo lojtari apo çdo ekipi mund t’u ndodhë që të zhvillojnë një lojë të dobët, i kemi kolegë. Thjesht duhet të punojnë fort si ekip. Këto janë situata që duhet t’i mirëkuptojmë. U ndodhë të gjithëve”, tha Suarez.

Që nga viti 1994, kur tregolëshin e kishte shënuar Romario, askush tjetër nuk kishte shënuar në një “El Clasico” , përveç Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat