Jamie Vardy vjen me dedikim prekës për pronarin e Leicesterit

Futboll

Jamie Vardy vjen me dedikim prekës për pronarin e Leicesterit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:55
Jamie Vardy

Jamie Vardy ka reaguar në rrjete sociale, pas lajmit të rëndë se pronari i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekur pas aksidentit të rëndë me helikopter.

Vardy përmes një postimi në ‘Instagram’, e cilësoi tailandezin si një legjendë dhe njeri të jashtëzakonshëm.

“Nuk po arrij të gjej fjalët e duhura… por për mua je një legjendë, njeri i jashtëzakonshëm që pati zemrën më të madhe, ishe shpirti i Leicester Cityt. Faleminderit për gjithçka që bëre për mua, familjen time dhe klubin tonë. Do të më mungosh me të vërtetë, prehu në paqe”, ka shkruar në Instagram sulmuesi anglez.

Klubi i Leicesterit ka konfirmuar se Vichai ishte në helikopter në momentin kur ai u përplas, duke ndërruar jetë së bashku me katër persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat